Lidhje

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dënojnë fuqishëm sulmin në Arizona

  • Zëri Amerikës

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dënojnë fuqishëm sulmin në Arizona

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dënojnë fuqishëm sulmin në Arizona

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan dënuan fuqishëm sulmin në Arizona në të cilin u vranë 6 persona, përfshirë një vajzë 9 vjeçare dhe një gjykatës federal, dhe u plagos një anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner sot paraqiti një rezolutë për të nderuar ata që janë vrarë dhe për t’i uruar shërim anëtares së kongresit Gabrielle Giffords dhe të plagosurve të tjerë.

Rezoluta gjithashtu respekton 6 personat e vrarë në këtë sulm.

Zonja Giffords ishte duke u takuar me banorët e distriktit të saj jashtë një dyqani ushqimesh në Tusan kur një person i armatosur hapi zjarr. Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se është veçanërisht tragjike që sulmi ndodhi në ndërkohë që njerëzit por merrnin pjesë në një aktivitet që ajo ka thënë se “pasqyron traditën tonë më të mirë demokratike.”

Presidenti Barak Obama dhe zonja e parë do të shkojnë sot në Arizona për të marrë pjesë në një shërbim përkujtimor për viktimat.

XS
SM
MD
LG