Lidhje

Udhëheqësit botërorë përshëndesin lirimin e Aung San Su Ki


Аун Сан Су Чжи сразу после освобождения.
Аун Сан Су Чжи сразу после освобождения.

Udhëheqësit botërorë po mirëpresin lirimin e aktivistes së demokracisë, Aung San Suu Kyi, nga arresti shtëpiak në Rangun.

Presidenti amerikan Barak Obama e quajti atë “një ndër heronjtë e tij” dhe tha se laureatja 65-vjeçare e çmimit Nobel për Paqe është frymëzim për veprimtarët e të drejtave të njeriut në Birmani dhe në mbarë botën. Ai tha se lirimi i zonjës Aung San Su Kyi, e cila në 15 prej 21 vjetëve të fundit është mbajtur nën arrest nga sundimtarët ushtarakë të Birmanisë, është dashur të bëhet me kohë dhe i bëri thirrje qeverisë birmaneze të lirojë të 2 mijë e 200 të burgosurit politikë.

Një organizatë ku bëjnë pjesë udhëheqës botërore që kanë dalë në pension, mirëpriti po ashtu lirimin e saj. Udhëheqësi i grupit, peshkopi Desmond Tutu nga Afrika e Jugut, tha se ajo është “simbol botëror i guximit moral”.
Kryeministri britanik David Cameron e quajti Aung San Su Kyin “frymëzim për të gjithë ne që besojmë në lirinë e fjalës, në demokraci dhe të drejtat e njeriut”.

XS
SM
MD
LG