Lidhje

Angelina Jolie dhe Brad Pitt fejohen pas 7 vjetësh si çift

  • Zëri Amerikës

Yjet e Hollivudit Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë fejuar, pas shtatë vjetësh si çift.

Një zëdhënëse e zotit Pitt ka konfirmuar dje lajmin për gazetarët. Ajo tha se ende nuk ka një datë të caktuar për dasmën dhe se fejesa midis tyre është një premtim për të ardhmen.

Mediat kishin spekuluar mbi një fejesë të mundshme, pasi Jolie ishte fotografuar në një muze të Los Angelesit, këtë javë, me një unazë të madhe diamanti në gisht.

Çifti i ka rezistuar deri tani trysnisë për t'u martuar, duke thënë se ata nuk do të lidheshin në martesë deri sa martesat e homoseksualëve të legalizoheshin në Shtetet e Bashkuara. Çifti, i quajtur nga mediat edhe "Brangelina", ka gjashtë fëmijë, tre prej të cilëve janë të birësuar.

Angelina Jolie ishte e martuar më parë me aktorët Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller. Brad Pitt më parë ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston.

Angelina Jolie ka fituar një Oskar për rolin e saj në filmin e vitit 1999, "Girl Interrupted ".

XS
SM
MD
LG