Lidhje

Angli: Restaurohet një koleksion i çmuar veprash arti mesjetar


Angli: Restaurohet një koleksion i çmuar veprash arti mesjetar
Angli: Restaurohet një koleksion i çmuar veprash arti mesjetar

Ekspertët në Uells të Anglisë po restaurojnë një koleksion të çmuar veprash arti nga koha e mesjetës, që ka mbetur i fshehur për më shumë se 500 vjet. Këto piktura të cilat u zbuluan në një kishë të vogël pasqyrojnë histori dhe mësime të krishtera. Mendohet se këto vepra arti janë disa prej më të mirave të këtij lloji, që janë gjetur në Britani.

Bëhet fjalë për një sekret të vjetër, që po zbulohet me ngadalë. Ky vend origjinal dhe i vjetër lutjesh pasqyron një kishë tipike në mbarë Britaninë. Por për shekuj me rradhë, muret me gëlqere të kishës St Cadoc në Llancarfan të Uellsit jugor, kanë ndihmuar në ruajtjen e një thesari artesh fetare. Brënda, puna e një artisti të mesjetës është në zbulim e sipër. Restauruesit besojnë se këto piktura të historisë dhe mësimeve të krishtera datojnë nga fundi i shekullit të 15-të. Deri në zbulimin e tyre në vitin 2008, këto vepra arti fshiheshin pas shtresave të shumta të gëlqeres nëpër mure. Ato mund të jenë mbuluar nga mesi i shekullit të 16-të gjatë reformimit anglez kur Britania u shkëput nga Kisha Katolike. Por mbulimi me gëlqere ka ndihmuar në mbrojtjen e tyre.

"Nëse ato nuk do të ishin mbuluar, piktorët gjatë gjithë këtyre shekujve nuk do t’i rezistonin dot joshjes, që t’i riparonin ato dhe t’u bënin ndryshime", thotë Jane Rutherford.

Jane e ka përqëndruar punën e saj në ruajtjen e veprave të artit të mesjetës, çdo hollësi të veprave origjinale, duke i rezistuar joshjes për të rikrijuar diçka që nuk ishte pjesë e pikturës.

Kjo pikturë, e filmuar nga një kineast, tregon se si Jane me një durim të madh heq shtresa të tëra, boje, gëlqereje dhe papastërti të ndryshme të krijuara me kalimin e viteve. Por pritja ia vlen. Kjo pikturë quhet "Vdekja dhe Fisniku"; një paralajmërim se vdekja na pret të gjithëve pa dallim. Megjithëse kjo ishte një temë popullore gjatë mesjetës, ka pak shembuj të mbijetuar të këtij objekti në Britani.

Kjo pamje mendohet të jetë një prej më të mirave dhe e vetmja e këtij lloji në Uells.

"Kjo është bibla e njeriut të varfër. Ata nuk po lexojnë, pra kjo pikturë në mur përdorej për të predikuar biblën për kongregacionin", thotë Jane.

Ishte kurioziteti i arkitektit, Jonathan Harwood që çoi në ekzaminimin e kishës. Ai po bënte një inspektim të zakonshëm të çatisë kur vuri re një vijë të hollë të kuqe në pjesën e sipërme të murit jugor.

"Gjetja e një vepre të tillë arti është një prej kulmeve të karierës sime. Kjo është një ëndër për çdo arkitekt restaurimi që të gjejë diçka të vjetër në një vend të tillë si kjo kishë. Ishte privilegj për mua që bëra këtë zbulim dhe që po punoj në një ndërtesë të tillë".

Ndërsa Jane punon brënda, Jonathan ka punuar jashtë për mirëmbajtjen e ndërtesës dhe për të ruajtur thesaret artistike, që zbukurojnë murret e kishës.

Zbulimi i pikturave të mesjetës është diçka shumë e rralla në Uells dhe kjo tregon se ruajtja e tyre merret shumë seriozisht. Kjo kishë, e quajtur St Teilos, u lëviz gur pas guri nga vendi origjinal në gadishullin Gower në Uellsin perëndimor kur u gjetën pikturat në vitet 80-të pas shumë shtresash boje dhe gëlqereje. Meqë pikturat origjinale ishin aq delikate sa që nuk mund të restauroheshin si pjesa tjetër e ndërtesës, ato mbahen të kyçura në një muzeum tjetër.

Puna në kishën St Cadoc do të vazhdojë në pranverë dhe restauruesit e saj besojnë se kjo punë do të çojë në zbulimin e pikturave të tjera. Puna do të vazhdojë për rreth 4 muaj me fonde për të financiar këtë projekt rastaurimi, të dhëna nga organizata bamirësie, agjenci qeveritare dhe fonde nga kongregacioni.

Njerëzit kanë filluar tashmë të vijnë për të vizituar kishën St Cadoc që të shikojnë këto piktura historike, të cilat japin një pasqyrë të botës së mesjetës, që ishte shumë ndryshe nga jeta moderne.

XS
SM
MD
LG