Lidhje

"Cygnus" niset drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës


Një anije hapësinore pa ekuipazh po i drejtohet Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar për të dërguar furnizime.

Anija hapësinore “Cygnus” u lëshua sot në orët e para të mëngjesit nga platforma e NASA-s në shtetin Virginia, rreth 200 kilometra afër kryeqytetit Uashington, duke u ofruar njerëzve në bregun lindor amerikan një pamje spektakolare.

Anija “Cygnus” dhe ngarkesa e saj prej 2 tonësh ushqimesh dhe paisjesh pritet të mbërrijnë të dielën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Anija hapësinore është në pronës të firmës amerikane “Orbital ATK”, e cila është një ndër dy kompanitë private të kontraktuara nga NASA për të transportuar furnizime në stacionin hapësinor.

Dy vite më parë, kjo kompani humbi raketën “Antares”, e cila shpërtheu vetëm pak sekonda pas lëshimit, duke shkatërruar anijen hapësinore dhe i krijuar një dëm prej 15 milionë dollarësh platformës së lëshimit.

XS
SM
MD
LG