Lidhje

Anija e hapësirës Endevër nis rrugën e kthimit drejt tokës


Anija e hapësirës Endevër nis rrugën e kthimit drejt tokës
Anija e hapësirës Endevër nis rrugën e kthimit drejt tokës

Anija amerikane e hapësirës Endevër nisi rrugën e kthimit drejt tokës.

Anija u shkëput dje nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës pasi qëndroi aty për gati dy javë.

Astronautët në bordin e Endevër pritet të arrijnë në qendrën Kenedi të hapësirës në Florida të mërkurën.

Ky është fluturimi i fundit i Endevër dhe misioni i parafundit i programit të fluturimeve të NASA-s. Anija Atlantis do të kryej udhëtimin e fundit në hapësirë në korrik.

Pas përfundimit të programit të fluturimeve në hapësirë, NASA do të mbështetet tek programet hapsinore të vendeve të tjera ose në industrinë private për të dërguar furnizime për ekuipazhin dhe stacionin ndërkombëtar të hapësirës.

XS
SM
MD
LG