Lidhje

Italia përpjekje për strehimin e refugjatëve në anijen e braktisur


Zyrtarët italianë janë angazhuar në përpjekje të ethshme për të gjetur strehim për qindra refugjatë që ndodheshin në bordin e anijes që është sjellë në portin e Gallipolit.

Marina italiane mori nën përgjegjësi anijen dje, pasi u bë e qartë se ekuipazhi e kishte braktisur anijen dhe se mjeti lundrues do të përplasej në breg.

Anija u prit nga punonjës të Kryqit të Kuq italian dhe personel tjetër emergjence. Sipas punonjësve të ndihmave, në bord ka mbi 900 refugjatë, një pjesë e tyre nga Siria.

Komandanti i Rojes Bregdetare Filipo Marini tha për agjencinë Associated Press se anija po pluskonte pa kontroll pranë bregdetit italian kur pjesëtarë të Rojes Bregdetare zbarkuan nga helikopterë për ta marrë nën kontroll drejtimin e saj. Në mungesë të ndërhyrjes, tha zoti Marini, anija mund të ishte përplasur duke shkaktuar vdekje dhe shkatërrim.

Anija u gjet fillimisht nga autoritetet greke, pas një thirrjeje për ndihmë nga një prej pasagjerëve, por siç njoftohet, zyrtarët grekë nuk kishin vërejtur probleme dhe e kishin lejuar anijen të vazhdonte lundrimin.

XS
SM
MD
LG