Lidhje

Anija ruse Soyuz u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Një anije hapësinore ruse me një ekuipazh prej tre vetësh, dy rusë dhe një amerikan, u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Anija Soyuz u bashkua me Stacionin sot pak pas orës 12:30 të mëngjesit me orën e Shteteve të Bashkuara.

Mbërritja e anijes përkoi me ditëlindjen e një prej anëtarëve të ekuipazhit, 45-vjeçarin amerikan Joe Acaba. Anija u nis të martën nga Kazakistani.

Tre austronautët do të marrin pjesë në disa eksperimente, së bashku me një ekuipazh ndërkombëtar prej tre vetësh që ndodhet në bordin e Stacionit të Hapësirës, para se të kthehen në tokë në mes të muajit shtator.

XS
SM
MD
LG