Lidhje

Një anije ruse e bllokuar në Antarktikë


Autoritetet australiane thonë se një anije ruse e bllokuar mes akullit në Antarktikë që nga e marta mund të shpëtohet sot ndërsa akulthyesja kineze “Snow Dragon” po i afrohet vendit të bllokimit të anijes.
Sipas autoriteteve australiane, që po bashkërendojnë përpjekjet e shpëtimit, akullthyesja kineze mund të mbërrijë aty gjatë ditës së sotme, ndërkohë që drejt anijes janë nisur edhe dy akullthyese të tjera.
Anija ruse me 75 persona në bord, përfshirë ekuipazhin, shkencëtarë dhe turistë, u bllokua kur erërat e forta shtynë pllakat e akullit pranë anijes duke e bllokuar atë.
Zyrtarët thonë se anija nuk ka rrezik fundosje dhe brenda ka furnizime të mjaftueshme. Anja ishte larguar nga Zelanda e Re më 28 nëntor duke ndjekur kursin e lundrimit të eksploruesit Douglas Maswson para 100 vjetësh drejt Antarktikës.
XS
SM
MD
LG