Lidhje

Tiranë: USAID mbështet personat me aftësi të kufizuara


Pjesë e këtij programi ndihme u bënë fillimisht 20 gra dhe vajza me aftësi të kufizuara në shikim, dëgjim dhe lëvizje. Ato morën këshilla mjekësore, sportive dhe vetëmbrojtje nga vullnetare amerikane. Diskriminimi dhe rreziqet janë ende të shumta në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara.

Një grup vullnetaresh shqiptare dhe amerikane po zhvillojnë në Tiranë Programin Wild në dobi të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara.

Pjesë e këtij programi u bënë 20 gra dhe vajza me aftësi të kufizuara në shikim, dëgjim, lëvizje, të cilat morën këshilla mjekësore, sportive dhe vetëmbrojtje.

Anisa Proda, pjesë e këtij komuniteti dhe organizatore e programit Wild, është specialiste në drejtorinë e përkujdesit shoqëror dhe shërbimeve të integruara në ministrinë e mirëqenies sociale dhe rinisë.

Ajo thotë se ky trajnim u organizua për të fuqizuar vajzat dhe gratë, që të përballojnë diskriminim e dyfishtë për shkak të gjinisë dhe për shkak të aftësisë së kufizuar.

Pranvera Qyra nga Elbasani, studente për psikologji dhe është optimiste për jetën e saj. Ajo thotë se në këto takime mësojnë më shumë për të drejtat e tyre.

Shqipëria ka aktualisht rreth 11 mijë të verbër. Por shumë prej tyre dobësia në shikim nuk i pengon të bëhen zot të vetes.

Elida Çela nga Elbasani e sapodiplomuar master në shërbime sociale dhe tani po kërkon punë në shumë vende.

Persona me aftësi të kufizuara, që përfitojnë një pagesa shtetërore janë rreth 162 vetë, por nevoja është shumë më e madhe.

Megjithatë shoqëria po i mbështet ata përherë e më shumë. Irena Oruçaj thotë me gjuhën e shenjave se pengesat janë të mëdha dhe shumë njerëz ende nuk i kuptojnë vështirësitë e këtij grupimi.

Sipas OBSH 13 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë janë persona me aftësi të kufizuara.

Në shtetet me varfëri të lartë edhe numri i tyre është më i lartë.

Bonnie Scott është vullnetare nga SHBA jeton prej 18 muajsh në Shqipëri, duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara.

“Ne këtu sot po zhvillojmë një trajnim vet-mbrojtje, si të kujdesen për veten, dhe këto janë mësime të domosdoshme për këdo” - tha ajo.

Edhe në SHBA, shtoi Bonni, diskriminohen personat me aftësi të kufizuara. Diskriminimi për ta është i zakonshëm kudo.

Mësimet mbi vetëmbrojtjen dhe mjekësinë janë me rëndësi por kryesorja është që këto vajza të zbulojnë fuqitë e tyre, të ndjehen të sigurta dhe të lira.

Vullnetarët dhe programi Wild në Shqipëri kanë shumë mbështetës si agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID, Mobility International USA, Qendra Rinore e Tiranës, Organizata Rinore Rias dhe Fondacioni Shqiptar i Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kështu ata ndjehen më pak të vetmuar dhe më shumë të sigurtë për jetën e tyre.

XS
SM
MD
LG