Lidhje

Vdekja e aktores Anita Ekberg


Aktorja suedeze Anita Ekberg, interpretimi i të cilës në filmin e regjizorit italian Federico Fellini "La Dolce Vita" e çimentoi vendin e saj në historinë kinematografike, vdiq në moshën 83 vjeçare.

Avokati i saj tha se ajo vdiq nga një sëmundje e gjatë por nuk dha hollësi.

Hollivudi e zbuloi Anita Ekbergun kur ajo erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1951 si Miss Suedia për të marr pjesë në garën Miss Universe.

Ajo interpretoi me disa nga emrat më të mëdhenj, si John Wayne, Frank Sinatra, Bob Hope dhe Henry Fonda, dhe fitoi një çmim Golden Globe në vitin 1956 si aktorja e re më premtuese.

Ishte roli i saj në filmin "La Dolce Vita" që e bëri atë një yll global.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG