Lidhje

Ankand me artikujt e Majkëll Xheksonit

  • Zëri Amerikës

Ankand me artikujt e Majkëll Xheksonit

Ankand me artikujt e Majkëll Xheksonit

Në një ankand u ekspozuan mes të tjerash edhe 100 objekte të Majkëll Xheksonit. Artikujt u shitën brenda një dite me vlerën e 1 milion dollarëve.

Vetëm një top basketbolli me autografin e këngëtarit dhe atë të Majkëll Xhordanit u shit për 245 mijë dollarë. Ankandi tërhoqi pjesëmarrës nga e gjithë bota në qytetin Macau në jug të Kinës, një dëshmi për famën dhe tërheqjen që vazhdon të zgjojë "Mbreti i muzikës POP". Një person që mori pjesë në ankand me Internet, pagoi 180 mijë dollarë për një dorezë të zbukuruar me kristale dhe një byzylyk që Xheksoni i kishte veshur gjatë regjistrimit të një videoje për reklamimin e albumit të tij të vitit 1995 "History".

Në ankand u shitën edhe objekte të tjera, si një kostum dhe këpucët e veshura nga Bruce Lee gjatë regjistrimit të filmit "Game of Death", "Loja e vdekjes", si dhe një kostum që Madona dhuroi gjatë turneut të saj botëror.

XS
SM
MD
LG