Lidhje

Davutoglu: një sirian autor i sulmit në Ankara


Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu fajësoi një sirian me lidhje me grupe milicore kurde për shpëthimin me makinë bombë që shkaktoi dje 28 të vrarë në Ankara.

Në një fjalim të transmetuar sot me televizion, Davutoglu tha se sulmi ishte kryer nga grupi separatist kurd PKK “së bashku me një person i cili kishte hyrë vjedhurazi në Turqi nga Siria.”

Kryeministri turk tha se siriani ishte anëtar i grupit rebel kurd nga Siria, YPG.

Shpërthimi me makinë bombë të mërkurën pati si objektiv autobuzë ushtarakë, vetëm disa qindra metra larg parlamentit dhe zyrave të ushntrisë. Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan premtoi se do të hakmerret ndaj personave përgjegjës për sulmin.

XS
SM
MD
LG