Lidhje

Anketa: Obama fitues në një garë hipotetike ndaj Romney-t


Anketa: Obama fitues në një garë hipotetike ndaj Romney-t
Anketa: Obama fitues në një garë hipotetike ndaj Romney-t

Një ankete e re opinioni tregon se Presidenti Barak Obama do të fitonte ndaj kandidatit numër 1 mes pretendentëve republikanë, Mitt Romney në një garë hipotetike.

Sipas anketës së organizuar nga rrjeti televiziv ABC dhe gazeta Washington Post, Presidenti Obama gëzon një mbështetje prej 51 për qind krahasuar me 45 për qind për zotin Romney.

Anketa e zhvilluar javën e kaluar me 1 mijë të rritur, tregon se 50 për qind e të anketuarve e miratojnë punën e bërë nga presidenti dhe mendojnë se ai e meriton një mandat të dytë. Në një intervistë televizive dje, presidenti Obama tha se meriton të rizgjidhet, sepse ekonomia po krijon vende të reja pune dhe se ecuria ekonomike është më mirë se sa kur ai filloi mandatin e tij. Megjithatë, ai tha se "ne nuk e kemi mbaruar punën tonë".

XS
SM
MD
LG