Lidhje

Anketa, Presidenti Obama kryeson në garën për zgjedhjet e 2012-s

  • Zëri Amerikës

Anketa, Presidenti Obama kryeson në garën për zgjedhjet e 2012-s

Anketa, Presidenti Obama kryeson në garën për zgjedhjet e 2012-s

Një anketë e re në Shtetet e Bashkuara tregon se Presidenti Barak Obama kryeson në garën për zgjedhjet presidenciale të 2012 ndaj rivalëve të tij republikanë.

Anketa e organizuar nga universiteti Kuinipiak tregon se presidenti Obama gëzon 50 përqind ose edhe më shumë mbështetje kur vihet përballë kandidatëve republikanë.

Ndaj një prej kandidartëve kryesorë republikanë, Mit Romnit, presidenti kryeson 47 me 41 përqind. Presidenti po ashtu ka arritur të grumbullojë fonde më shumë se republikanët. Sipas këshilltarëve të tij, gjatë tre muajve të fundit presidenti ka siguruar 86 milionë dollarë, duke e tejkaluar objektivin prej 60 milionë dollarësh.

Fondet janë për fushatën e tij elektorale dhe për Partinë Demokratike. Drejtuesi i fushatës së tij elektorale Xhim Mesina tha se mbi 550 mijë individë kanë ofruar para dhe pothuajse të gjithë dhuratat kanë qënë nën 250 dollarë. Mesatarisht ata kanë dhuruar nga 69 dollarë për person.

Mes rivalëve republikanë, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni kryeson me 18 milionë dollarë të grumbulluar nga prilli deri në qershor.

XS
SM
MD
LG