Lidhje

Donald Tusk, fituesi i zgjedhjeve në Poloni

  • Zëri Amerikës

Donald Tusk, fituesi i zgjedhjeve në Poloni

Donald Tusk, fituesi i zgjedhjeve në Poloni

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk e ka përqëndruar vëmendjen në formimin e një qeverie të re koalicioni pas fitores në zgjedhjet e djeshme.

Me fitoren e tij, zoti Tusk i qëndrës së djathtë u bë kryeministri i parë pas rënies së komunizmit 22 vjet më parë që fiton 2 herë me radhë mandatin në Poloni.

Me rezultatet e numërimit gati të përfunduara sot, Partia Platforma Qytetare e zotit Tusk fitoi 39 përqind të votave, duke siguruar në këtë mënyrë 206 vende në Dhomën e Ulët të Parlamentit prej 460 vendeve. Ashtu si në mandatin e parë, Zotit Tusk do t’i duhet një partner koalicioni për të formuar qeverinë, e ngjashme me atë që krijoi Partia Popullore e Polonisë në vitin 2007.Ai tha se bisedimet do të fillojnë menjëherë.

Partia Popullore Polake fitoi pak më tepër se 8 përqind të votave për të marrë në këtë mënyrë 28 vende dhe prapë mund të hyjë në koalicion me Partinë Platforma Qytetare për t’iu dhenë atyre shumicën në Dhomën e ulët të Parlamentit me 234 vende. Rivalja më e afërt e zotit Tusk, Partia Ligji dhe Drejtësia fitoi 30 përqind të votive dhe 158 vende në Parlament.

XS
SM
MD
LG