Lidhje

Anketat: Obama kryeson ndaj Romnit


Në Shtetet e Bashkuara, anketat më të fundit tregojnë se të paktën për momentin, Presidenti Obama kryeson me pak diferencë në garën me rivalin e tij Mit Romni, ndërsa të dy kandidatët presidencialë hyjnë në 8-javëshin e fundit të fushatës presidenciale.

Të dy kandidatët gëzonin mbështetje të barabartë pas përfundimit të Kuvendit të Republikanëve një javë më parë, por pasi zoti Obama pranoi emërimin e demokratëve për një mandat të dytë presidencial javën e kaluar, mbështetja për të u rrit.

Historikisht, kandidatët presidencialë sigurojnë më tepër mbështetje pas kuvendeve të partive përkatëse, por duket se mbështetja për zotin Obama ishte më madhe se për zotin Romni. Nganjëherë kjo mbështetje vazhdon vetëm për një kohë të shkurtër, po jo gjithmonë.

Dy anketues të rëndësishëm, firma Gallup dhe Rasmussen report, tregojnë se presidenti Obama udhëheq garën: sipas Gallup, shifrat janë 49 për qind për zotin Obama dhe 44 për zotin Romni, ndërsa për firmën Rasmussen, ky raport është 50 me 45. Kandidatët po e përqëndrojnë tani fushatën në shtetet kyçe, ku mbështetja për ta është thuajse e njëjtë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG