Lidhje

Anketat tregojnë rënin e mbështetjes për politikat e Presidentit Obama

  • Xhim Mallon

Anketat tregojnë rënin e mbështetjes për politikat e Presidentit Obama

Anketat tregojnë rënin e mbështetjes për politikat e Presidentit Obama

Anketat më të fundit të opinionit publik i japin Presidentit Barak Obama mjaft arsye për t’u shqetësuar, ndërkoh[ që ai po përgatit strategjinë e tij për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm.

Analistët politikë thonë se rezultatet e anketave të fundit tregojnë se publiku ka humbur besimin tek aftësia e Presidentit Obama për ta nxitur ekonominë e vendit.

Anketa më e fundit e kanalit televiziv NBC dhe gazetës Wall Street Journal tregon një rënie në mbështetjen për presidentin, 44 përqind i miratojnë politikat e tij dhe 51përqind jo.

Anketuesi republikan Bill McInturff ka marrë pjesë në organizamin e kësaj anketar dhe foli për të në kanalin televiziv MSNBC.

"Kur pesimizmi ekonomik është i rëndë dhe besimi i dobët, është shumë e vështirë për presidentin të mëkëmbet. Duhet të ndodhë diçka shumë e madhe që këto shifra të ndryshojnë”.

Rezultate të ngjashme pati edhe anketa e kanalit televiziv ABC me gazetën The Washington Post, ku 7 përqind e pjesëmarrësve janë të mendimit se vendi po ecën në drejtim të gabuar.

Presidenti do të paraqesë propozime të reja sot në fjalimin që do të mbajë në Kongres. Por analisti politik veteran Tom DeFrank i The New York Daily News thotë se zoti Obama mund ta ketë tepër të vështirë ta bëjë publikun ta dëgjojë.

"Problmi më themelor që ka tani Presidenti Obama është ekonomia. Shkalla e papunësisë është ende e lartë. Ekonomia amerikane po rritet, por ende me ritëm të ngadaltë”.

Shumë ekonomistë shikojnë pak shanse për ndryshime të ndjeshme në nivelin e papunësisë para zgjedhjeve të vitit të ardhëshëm që tani qendron në 9.1 përqind.

Që nga viti 1900, vetëm dy presidentë kanë fituar mandatin e dytë kur niveli i papunësisë ka qënë mbi 7 përqind, Franklin Ruzvelt në vitin 1940 dhe Ronald Regan në vitin 1984.

Historiani i presidencën në Universitetin Amerikan, Allan Lihtman thotë se është praktikisht e pamundur për presidentin në detyrë që t’i shpëtojë fajësimit për ekonominë e dobët.

"Siç u shpreh figurativisht në një rast presidenti Herbert Hoover, njeriu duhet ta dijë se presidenit lavdërohet kur dielli shkëlqen dhe fajësohet kur bie shi. Është shumë e vështirë për një president të Shteteve të Bashkuara t’ia ngarkojë fajin të tjerëve”.

Por as republikanët nuk janë paraqitur mirë në anketat e fundit. Sipas asaj të kanalit televiziv ABC dhe gazetës The Washington Post, 28 përqind e votuesve miratojnë veprimtarinë e republikanëve në Kongres, ndërsa 68 përqind nuk e miratojnë.

Anketuesi demokrat, Peter Hart, i cili drejton anketën e kanalit televiziv NBC dhe gazetës Wall Street Journal, thotë se amerikanët duan që ligjvënësit të lënë mënjanë divergjencat dhe të punojnë sëbashku për të ndihmuar ekonominë.

"E gjithë kjo situatë do të thotë, shikoni, përvishjuni punës dhe bëni atë që duhet. Njerëzit janë në vështirësi dhe duan nga Uashingtoni ta kuptojë se duan një president të aftë për të bërë diçka”.

I vetmi lajm i mirë për presidentin në anketat e fundit është se ai favorizohet më shumë se sa miratohet puna e tij, gjë që do të thotë sipas analistëve se publiku e pëlqen atë si njeri, edhe pse ka humbur besimin në politikat e tij.

XS
SM
MD
LG