Lidhje

Amerikanët të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të ekonomisë nga Pres. Obama


Amerikanët të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të ekonomisë nga Pres. Obama
Amerikanët të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të ekonomisë nga Pres. Obama

Një anketë e fundit tregon se shumica e amerikanëve janë të pakënaqur me mënyrën se si e ka trajtuar Presidenti Obama çështjen e ekonomisë dhe buxhetin federal, si dhe me aftësinë e tij për të krijuar vende pune.

Anketimi i përbashkët e gazetës The Washington post dhe ABC News tregon se 57 për qind e amerikanëve nuk janë dakord me mënyrën se si Presidenti e ka trajtuar ekonominë. 60 për qind e të anketuarve nuk janë dakord me mënyrën e trajtimit të buxhetit federal.

Presidenti Obama dhe ligjvënësit po përpiqen për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me buxhetin dhe rritjen e tavanit të borxhit, ndërsa afrohet afati i dy gushtit, për të shmangur një dështim në pagesën e borxhit.

Pak më tepër se gjysma e të anketuarve shfaq mosmiratim për aftësinë e zotit Obama për të krijuar vende pune, ndërsa papunësia në shkallë vendi është më tepër se 9 për qind. Anketimi u krye me telefon nga 14 deri më 17 korrik, me rreth 1 mijë persona të moshës madhore.

XS
SM
MD
LG