Lidhje

60% e amerikanëve kundër propozimit të Trumpit


Një anketë e rrjetit CBS dhe gazetës Wall Street Journal tregon se afro 60% e amerikanëve kundërshtojnë propozimin e kandidatit republikan presidencial Donald Trump për të mos lejuar myslimanët të futen në Shtetet e Bashkuara.

57% e të anketuarve nuk janë dakord me propozimin e zotit Trump, ndërsa 25% e mbështesin atë.

Ndër anëtarët e Partisë Republikane, propozimi mori mbështetje në masën 42%. Por propozimi u kundërshtua nga 75% e anëtarëve të Partisë Demokrate dhe 55% e të pavarurve.

Një anketë tjetër e zhvilluar nga agjencia e lajmeve Associated Press arrin në përfundimin se 8 ndër 10 votues republikanë mendojnë se Donald Trump është i vendosur dhe kompetent, dy karakteristikat më të rëndësishme për votuesit. Por zoti Trump merr rezultate të dobëta nga të njëjtët të anketuar, kur pyetja është se sa karizmatik, sa human dhe i ndershëm është ai.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG