Lidhje

Annan: Situata në Siri vazhdon të jetë “e papranueshme”

  • Zëri Amerikës

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Kofi Annan, thotë se situata atje vazhdon të jetë “e papranueshme” dhe shprehu shqetësim lidhur me njoftimin e mediave se trupat siriane kanë sulmuar rajone të banuara nga civilë, pas vizitës atje të vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara.

Ekipi i vëzhguesve ndodhet në Siri në kuadrin e planit 6-pikësh të ndërmjetësuar nga zoti Annan, i cili i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “premtimet e vetme që të besueshme janë ato që mbahen”.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rice, tha se Shteteve të Bashkuara i ka humbur durimi dhe se në se dhuna në Siri nuk ndalon, Washingtoni është i përgatitur për veprime të mëtejshme nga Këshilli i Sigurimit.

XS
SM
MD
LG