Lidhje

Antarktidë, ngec anija kineze e shpëtimit


Zyrtarët janë të shqetësuar për ngecjen e një anieje kineze që mori pjesë në përpjekjet e shpëtimit të 52 personave në bordin e një anieje kërkimore ruse. Anija ruse, e bllokuar nga akulli për mbi një javë në Antarktidë, u shpëtuan dje me një helikopter që arriti të ulej në tokë pranë tyre.

Pasagjerët ku përfshiheshin shkencëtarë, turistë dhe gazetarë u transportuan me grupe prej 12 vetësh.

Autoriteti Australian për Sigurinë Detare tha sot se pasagjerët u evakuuan nga anija Akademik Shokalskyi, që kishte ngecur që në prag të Krishtlindjeve dhe se një akullthyese australiane ishte instruktuar të qëndronte në rajon përkohësisht, në rast se anija kineze do të kishte nevojë për ndihmë.
XS
SM
MD
LG