Lidhje

Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim botëror


Problemi gjithnjë e më shqetësues i shtimit të rezistencës ndaj antibiotikëve hyri këto ditë edhe në rendin e ditës së OKB-së.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera dikur tepër të sukseshme në luftën ndaj mikrobeve, ka sjellë si pasojë edhe mutacione gjenetike tek mikrobet duke i bërë ato rezistente ndaj antibiotikëve.
Një raport i Bankës Botërore në fillim të këtij muaji vinte në dukje se rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë një dëm ekonomik global ndoshta më të rëndë se kriza financiare e vitit 2008.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore dhe agjensi të tjera ndërkombëtare kanë premtuar të punojnë për një plan veprimi. Ato pritet të raportojnë në asamblenë e përgjithshme në vitin 2018, mbi zgjidhjet e mundshme.

XS
SM
MD
LG