Lidhje

Anulohen fluturime në Evropë për shkak të shpërthimit të vullkanit në Islandë


Anulohen fluturime në Evropë për shkak të shpërthimit të vullkanit në Islandë
Anulohen fluturime në Evropë për shkak të shpërthimit të vullkanit në Islandë

Shpërthimi i vullkanit Grimshvotn të Islandës ka bërë që të anulohen disa fluturime në disa pjesë të Evropës, si pasojë e reve të hirit vullkanik.

Agjencia evropiane e trafikut ajror tha se janë anuluar gati 250 fluturime, ndërsa retë lëvizin në hapësirën ajrore të Britanisë.

Disa shoqëri ajrore ndërprenë fluturimet e tyre mes Skocisë dhe Anglisë veriore. Zyra Meterologjike e Islandës tha se vullkani që shtrihet nën akullnajën më të madhe të ishullit, vazhdon të lëshojë tym në ajër, deri nëntë kilometra larg.

Zyrtarët thanë se shpërthimi është pakësuar që kur filloi të shtunën.

XS
SM
MD
LG