Lidhje

Anxhelina Zholi regjisore në një film me temën e luftës në Bosnje


Anxhelina Zholi regjisore në një film me temën e luftës në Bosnje
Anxhelina Zholi regjisore në një film me temën e luftës në Bosnje

Anxhelina Zholi ka përzgjedhur një aktore të re boshnjake për të interpretuar rolin kryesor në filmin e parë si regjizore - një histori dashurie në kohë lufte mes një gruaje boshnjake dhe një burri serb.

Zana Marjanoviç, tha sot se lufta e viteve 1992 – 1995 në Bosnje do të shërbejë si sfond i ngjarjeve të filmit. Ajo e përshkroi filmin si një dramë epike.

Ajo u tha gazetarëve në Sarajevë se filmi do të xhirohet kryesisht në kryeqytetin e Hungarisë, me disa skena të cilat do të xhirohen vitin e ardhshëm në Sarajevë.

Marjanoviç tha se ajo do të udhëtojë se shpejti drejt Budapestit për t’u përgatitur për filmin.

Zholi do të jetë skenariste, regjizore dhe producente e filmit, i cili ende nuk ka një titull.

XS
SM
MD
LG