Lidhje

Anzhelinë Zholi viziton Kroacinë


Anzhelinë Zholi viziton Kroacinë
Anzhelinë Zholi viziton Kroacinë

Aktorja e njohur e Hollivudit Anxhelina Zholi po kalon disa ditë në Kroaci, ku dje u takua edhe me presidentin e vendit Ivo Josipoviç dhe pati rastin të ndjekë një realizim të tragjedisë Mbretit Lir të Shekspirit.

Aktorja mbërriti në ishullin piktoresk Brijuni, ku u prit nga aktori Rade Serbexhija, i cili ka luajtur në filmin "In the Land of Blood and Honey" nën regjisurën e vetë Anxhelina Zholi.

Filmi tregon një histori dashurie mes një gruaje myslimane dhe një burri serb gjatë konfliktit të Bosnjes në vitet '90.

Aktorja e shfrytëzoi vizitën dhe takimin me presidentin Josipoviç për të diskutuar çështjen e minave të tokës.

Aktorja ka qenë prej kohësh aktive në fushatën për zhdukjes së minave të tokës të mbetura nga konfliktet.

XS
SM
MD
LG