Lidhje

AOL bie dakord të blejë faqen kompjuterike “The Huffington Post”


AOL bie dakord të blejë faqen kompjuterike “The Huffington Post”
AOL bie dakord të blejë faqen kompjuterike “The Huffington Post”

Kompania amerikane e internetit AOL thotë se ka rënë dakord të blejë faqen kompjuterike “The Huffington Post” për 315 milionë dollarë.

Marrëveshja mund ta ndihmojë AOL të bëhet një burim i rëndësishëm lajmesh, zbavitjeje dhe përmbajtjeje tjetër dixhitale. Kompania filloi si një shërbim që lidhte miliona abonentë të Internetit. Por ky model biznesi u dëmtua nga konkurenca.

“The Huffington Post” e grumbullon shumicën e përmbajtjes së vet nga organizata të tjera mediash, por kohët e fundit ka investuar më tepër në shkrimet origjinale, tek punësimi i gazetarëve me eksperiencë nga gazeta dhe revista të rëndësishme.

Ajo ka një audiencë prej rreth 25 milionë vizitorësh në muaj. Tani që janë së bashku, AOL dhe Post shpresojnë të kenë një audiencë prej më tepër e 100 milionë vetësh.

Gazeta në internet “The Huffington Post” u themelua në vitin 2005 nga gazetarja dhe autorja Ariana Huffington, së bashku me Keneth Lerer dhe Xhonah Peretti-n.

Sipas marrëveshjes me AOL, Huffington do të emërohet presidente dhe kryeredaktore për Huffington Post. Marrëveshja pritet të përfundojë brenda disa muajsh.

XS
SM
MD
LG