Lidhje

Apeli i fundit për kapitenin shqiptar, përcillet me nderime Feti Vogli


Apeli i fundit për kapitenin shqiptar, përcillet me nderime Feti Vogli

Apeli i fundit për kapitenin shqiptar, përcillet me nderime Feti Vogli

Autoritetet më të larta shtetërore dhe ushtarake përcollën sot me nderime kapitenin Feti Vogli në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Kapiten Vogli humbi jetën 4 ditë më parë gjatë një misioni paqeruajtës në Afganistan, ndërsa një ushtarak tjetër shqiptar është jashtë rrezikut për jetën.

Një grup shokësh, një flamur kombëtar dhe një trumpetë e vetmuar i dhanë sot lamtumirën e fundit kapiten Feti Voglit në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Kolegët thanë në ceremoninë ushtarake se kapiten Vogli vdiq duke mbrojtur jetën e shokëve gjatë një misioni paqeruajtës në Afganistan.

Familjarët, miq e shokë, qytetarë dhe autoritetet më të larta shtetërore dhe ushtarake të Shqipërisë përcollën me nderime për në banesën e fundit të ndjerin Feti Vogli, komandantin e forcave speciale shqiptare që humbi jetën pak ditë më parë gjatë një misioni paqeruajtës humanitar.

“Dëshmori i Atdheut” Kapiten Vogli u përcoll me homazhe shtetërore nga mijëra qytetarë në një nga selitë shtetërore më të rëndësihme të kryeqytetit, ndërsa familjarët shtrënguan duart me qindra qytetarë, zyrtarë e kolegë të tij.

Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha ngushëlluan familjarët e ushtarakut të ndjerë, pas tyre edhe pothuaj e gjithë hierarkia shtetërore, ushtarake dhe politike e vendit.

Vrasja e kapiten Voglit është humbja e parë e trupave shqiptare në afro një dekadë angazhime ushtarake në NATO. Megjithatë autoritetet konfirmuan se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saj në Afganistan, përkrah aleatëve.

Kapiten Feti Vogli ishte antar i kontigjenit paqeruatës shqiptar. Ai humbi jetën nga një sulm i papritur me armë gjatë një misioni humanitar, kur njësia e përbashkët shqiptaro-amerikane ishte duke hapur një shkollë në Kandahar.

Grupi ra nën një breshëri armësh të policëve vendas, të cilët u arrestuan menjëherë.

Gjatë sulmit ku humbi jetën kapiten Vogli u plagos rëndë edhe nëntetar Aleksander Peci. Ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetën në një spital ushtarak në Gjermani, duke marrë mjekime të specializuara.

Shqipëria iu bashkua misionit paqeruajtës ISAF në Afganistan, qysh 10 vjet më parë, ndërsa tani ka dërguar atje mbi 300 trupa, që janë vendosur në Kabul dhe në Herat, mes të cilëve edhe ekspertë për trajnime ushtarake e policore.

XS
SM
MD
LG