Lidhje

Apple me programin iOS6


Gjigandi amerikan i kompjuterave Apple ka njoftuar një program të ri për prodhimet e tij ku do të përfshijë një shërbim navigimi nga vetë Apple për iPhone dhe iPad, një program më të avancuar të Sirit dhe komunikim më të mirë me video-fone apo siç njihet ndryshe, FaceTime. Materiali në vazhdim sjell hollësi nga konferenca ndërkombëtare vjetore e mbajtur në Kaliforni.

Apple nuk do ta përdorë në iPhone një program të rëndësishëm të Google dhe po afrohet më shumë me Facebook-un në vend të rrjetit social të firmës Google, duke u distancuar kështu nga një rival i vjetër në fushën e telefonisë.

Hartat e kompanisë Google kanë qënë të pranishme në iPhone që kur Apple nxori për herë të parë në treg telefonin celuar në vitin 2007.

Maps është një prej programeve kryesore të iPhone dhe nuk mund të fshihet nga përdoruesit. Por të hënën, kompania Apple tha se programi i hartave i firmës Google, do të zëvendësohet nga një program i bërë nga vetë firma Apple kur të dalë në qarkullim sistemi i ri operues iOS-6 nga fundi i vitit.
“Në iOS 6, kemi ndërtuar një program të tërë nga themelet për navigimin, është i mrekullueshëm. “

Apple prezantoi në konferencën botërore të përvitshme të mbajtur në San Francisco elementë të rinj si në telefon edhe në programet e kompjuterave Makintosh.
Siri, që mundëson kërkimet me zë në iPhone, do të mundësojë navigimin me audio, një përmirësim i dukshëm për variantin mobil të sistemit global të vendndodhjes. Po ashtu Siri do të jetë njëkohësisht sekretar i përdoruesve për të bërë postime në Facebook apo Twetter.
“Mund t’i kërkosh Sirit që të tregoj rrugën apo vendodhjen e furnizimeve me karburant si dhe shumë gjëra të tjera.”

Por ivestitorët u ndjenë pak të zhgënjyer, ndërkohë që pritnin lajme më thelbësore, siç është prodhimi i televizorëve nga Apple.
XS
SM
MD
LG