Lidhje

Kompania Apple nxjerr në shitje aparaturën e re IPad


Një aparaturë e re e kompanisë Apple Computer, të cilën disa kritikë e kanë cilësuar si revulucionare ka dalë në shitje në Shtetet e Bashkuara.

Konsumatorët e etur u rreshtuan para dyqaneve për aparature elektronike për të qenë të parët të blejnë aparaturën e tejpritur ‘iPad’.

IPadi përfshin një ekran i cili ka një gjatësi vetëm prej 25 cm dhe punon pa tastier dhe peshon më pak se një kilogram.

Ai u mundëson përdoruesve të përdorin internetin, shohin filma, dëgjojnë muzikë ose lexojnë libra në version elektronik. Programuesit për kompjuter tashmë kanë realizuar mijëra programe për iPad të cilat u ofrojnë përdoruesve të kryejnë shumë veprime të ngjashme me ato në laptop ose telefona celularë.

Shumë kritikë i kanë dhënë iPad-it nota të larta për shpejtësinë e madhe, stilin dhe baterinë e cila funksionon pa karikim për një kohë të gjatë. Disa thonë se kjo aparaturë e re mund të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si njerëzit komunikojnë me njëri tjetrin.

Kritikët u ankuan se iPad nuk ka një tastierë të zakonshme, mungesa e së cilës e bën të vështirë punën në dokumente të gjata të programit excel.

XS
SM
MD
LG