Lidhje

Apple shet 1,7 milionë iPhone vetëm në tre ditët e para në treg


Apple shet 1,7 milionë iPhone vetëm në tre ditët e para në treg
Apple shet 1,7 milionë iPhone vetëm në tre ditët e para në treg

Kompania e elektronikës Apple tha se ka shitur 1 presje 7 milionë iPhones vetëm në tre ditët e para të produktit të ri në treg.

Ekzekutivi i kompanisë Apple Steve Jobs e cilësoi hedhjen në treg të produktit si më të suksesshmin në historinë e kompanisë me seli në Californi.

iPhone 4 doli në tre të enjte në Shtetet e Bashkuara, Britani, Francë, Gjermani dhe Japoni. Kërkesa e lartë për modelin e ri shkaktoi mungesa të furnizimeve në disa dyqane dhe bëri që zoti Jobs tu kërkonte ndjesë konsumatorëve që nuk arritën të blinin produktin e ri.

iPhone 4 ka një veti të re të telefonatës me vidio dhe një ekran me rezolucion më të lartë sesa modeli i mëparshëm. Shitjet e versionit me ngjyrë të bardhë të telefonit celular janë shtyrë deri në fund të korrikut për shkak të vështirësive të paparashikuara të prodhimit.

XS
SM
MD
LG