Lidhje

Mbyllja e universiteteve private


Qeveria shqiptare po përgatitet për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik, duke programuar kuota më të ulëta studimore dhe duke mbyllur 17 universitete private. Lajmi zuri vend kryesor dje në vëmendjen e opinionit publik, por zvministri i arsimit, Arbjan Mazniku theksoi se njëlloj me disa universitete private po ashtu u mbyllën edhe 60 programe studimore në universitetet publike dhe 7 degë të universiteteve publike. Pra qeveria i trajtoi njëlloj të giithë sa i takon zbatimit të ligjit.

Mbyllja e universiteteve
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:08 0:00

Zoti Mazniku theksoi se qeveria për asnjë rast nuk cënon sistemin privat të arsimit të lartë, por e sheh si një krah mbështetës të arsimit publik. Ai thotë se qëllimi i vetëm i qeverisë në këtë reformë arsimore është që të nxitë universitetet publike dhe private që t'i shërbejnë sa më mirë studentëve me standarte ligjore dhe shkencore europiane.

Opozita kundërshtoi sot mbylljen e degëve të universiteteve publike në rrethe, e cila sipas saj do të shtojë shpenzimet e familjeve me studentë. Në tubime me degët e Partisë Demokratike të Tiranës, kryetari i saj Lulzim Basha, tha se shkurtimet dhe mbylljet e universiteteve private erdhën papritur duke traumatizuar të rinjtë dhe pedagogët.

Në provimet e maturës sivjet u futën rreth 45 mijë maturantë, por rreth 13 mijë prej tyre ngelën. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë mbi 32 mijë maturantë po plotësojnë aplikimet për të ndjekur universitetet publike, për të cilat qeveria akordoi sivjet mbi 19 mijë kuota studimore. Vitin e kaluar universiteteve iu akorduan 29 mijë kuota, por realisht universitetet shqiptare regjistruan 23 mijë studentë.

Sivjet ministria u kërkoi universiteteve që të propozojnë vetë kuotat, dhe ata kërkuan rreth 22 mijë e 500 kuota studimore. Qeveria e uli më tej kërkesën e tyre në mbi 19 mijë, duke shkurtuar disa programe studimore, që kishin më pak se 10 studentë, dhe 40 programe, ku rezultatet e gjithë studentëve ishin mjaft të ulëta, më pak se 5.5.

XS
SM
MD
LG