Lidhje

Gjykata heq arrestin shtëpiak për Ardian Fullanin


Në Shqipëri Gjykata e Lartë vendosi sot që të heqë masën e arrestit në shtëpi për ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ndonëse prokuroria kishte kërkuar rikthimin e tij në qeli

Zoti Fullani u arrestua në fillim të muajit shtator, pas hetimeve për skandalin e vjedhjes së një shumë prej afër 7.2 milion dollarë në Bankën e Shqipërisë. Pas vendimit të sotëm ai duhet megjithatë të paraqitet një herë në muaj në polici, ndërkohë që hetimet ndaj tij nuk janë mbyllur ende.

Po sot Gjykata e Lartë, vendosi vetëm detyrim paraqitje edhe për ish Inspektoren e Përgjithshme Elivar Golemi, e cila deri tani ishte mbajtur në arrest në burg. Hetimet ndaj saj si dhe ndaj 14 punonjësve të tjerë të Bankës, kanë përfunduar dhe cështja ka shkuar në Gjykatë. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG