Lidhje

Banka e Shqipërisë ul normën e interesit

  • Ilirian Agolli

Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, deklaroi sot se pas kësaj uljeje, norma e interesit zbret në minimumin historik 3, 75 për qind

Banka e Shqipërisë uli sot edhe me 0,25 për qind të tjera normën bazë të interesit në përpjekje për të nxitur ekonominë me kredi bankare. Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, deklaroi sot se pas kësaj uljeje, norma e interesit zbret në minimumin historik 3, 75 për qind.

“Sistemi bankar është në bilance të shëndosha dhe njëkohësisht likuide. Por ai vazhdon të karakterizohet nga një kujdes i rritur në financimin e investimeve afatgjata. Këto tendenca do të kushtëzojnë zhvillimet ekonomike dhe gjatë periudhës së ardhshme. Presionet inflacioniste kanë qenë të ulta gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, duke reflektuar edhe politikën e kujdesshme monetare të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni ka qenë brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2012” - tha zoti Fullani.

Guvernatori Fullani tha se ekonomia shënoi një rritje të lehtë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, megjithatë mbetet ende nën potencialet e veta, ndërsa burimet e rritjes nuk janë të qëndrueshme. Sipas tij, rritja e prodhimit nuk është reflektuar në zbutjen e pasigurive të përgjithshme, që frenojnë konsumin dhe investimet ptrivate.
XS
SM
MD
LG