Lidhje

Protesta kundër vjedhjes së Bankës së Shqipërisë


​Një grup qytetarësh dhe veprimtarë të shoqërisë civile zhvilluan sot një tubim proteste përpara zyrave të Bankës së Shqipërisë, dhe kërkuan dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani, me rastin e hetimeve për vjedhjen e të paktën 7 milionëve dollarëve nga rezervat e saj.

Ditari
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:29:59 0:00

Të njoftuar midis tyre përmes rrjeteve sociale për protesta të përditshme, ata mbajtën në duar tabela, ku shprehën shqetësim për vjedhjen e ndodhur dhe për heshtjen e disa institucioneve dhe forcave politike.

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë nga punonjësit e saj ka shqetësuar opinionin publik dhe prej ditësh po zë faqet e para të shtypit vendas, i cili njoftoi se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit ka nisur verifikimin e pasurive të drejtuesve kryesorë të Bankës së Shqipërisë dhe familjarëve të tyre pas njoftimeve shpenzime të justifikuara dhe jetë luksoze me para, që mund të kenë ardhur nga paratë e vjedhura në bankë.

Qytetarët në protestë kritikuan heshtjen e forcave politike për këtë skandal në Bankën e Shqipërisë, duke kërkuar që ata të mbështetin hetimet dhe të ndriçohen abuzimet shumëvjeçare në atë institucion.

Por analistë me përvojë të gjatë me lajmet e kronikës së zezë në Shqipëri janë skeptikë për shpejtësinë e hetimeve, nisur nga dështimi i ngjarjeve të ngjashme në të kaluarën. Gazetari i njohur i Artan Hoxha tha se të fshehtat e kësaj vjedhjeje nuk do të jete e lehtë të dalin në dritë, sepse në Bankën e Shqipërisë janë gërshetuar një mori interesash.

Po sot Partia Demokratike e opozitës deklaroi se është e shqetësuar dhe e indinjuar për vjedhjen e Bankës, ku sistemi i sigurisë ka nevojë të reformohet. PD deklaroi se krimi po godet sistemin bankar, ndaj kërkoi hetime të plota nga organet e drejtësisë dhe të nxjerrin përpara drejtësisë shkelësit e ligjit. Më parë edhe deputetë socialistë si kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë Erjon Braçe mbajtën qëndrim të rreptë ndaj skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë.

Policia ka arrestuar një seri punonjësish të Bankës së Shqipërisë pas deklarimeve të përgjegjëist Ardian Bitrajt se për katër vite rresht ka vjedhur në mënyrë periodike afro 7 milionë dollarë në monedhë kombëtare. Hetimet janë zgjeruar në shumë llogari, dhe nxorrën në dritë edhe mungesën e rregulloreve, po ashtu si edhe ekzistencën e shumë filmimeve të brendshme, ku vjedhësi shihej qartë në veprimet abuzive, që kryente prej kohësh.

XS
SM
MD
LG