Lidhje

Argjentinë, Fernandez nën akuza për shpërdorim detyre


Ish-presidentja e Argjentinës Cristina Fernandez përballet me akuza për mashtrim në menaxhimin e tregut të valutës gjatë periudhës kur ishte në post.

Gjykatësi federal Claudio Bonadio ka ngritur akuza edhe ndaj ish-ministrit të ekonomisë Axel Kicillof dhe ish-presidentit të Bankës Qendrore Alejandro Vanoli në lidhje me skemën për të mbajtur në inflacion vlerën e pezos. Si rezultat Argjentina humbi miliarda dollarë, siç thuhet në akt-padi.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se nuk janë nxjerrë urdhër-arreste për të akuzuarit.

Zonja Fernandez është një figurë e dashur për shumë argjentinas për programet e gjera të mirëqënies sociale që kishte në zbatim gjatë kohës kur ishte presidente.

XS
SM
MD
LG