Lidhje

Argonne në garën globale për superkompjutera


Laboratori Kombëtar Argonne i Departamentit amerikan të Enegjisë në rrethinat e Çikagos, është strehë e një prej superkompjutrave më të rinj, më të shpehtë dhe më efikas në vend i quajtur MIRA. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, pavarësisht kësaj arritje, ligjvënësit amerikanë janë të shqetësuar se po humbasin garën ndërkombëtare për superkompjutra, fushë kjo e dominuar nga amerikanët për dekada me radhë.

Kjo është e ardhmja e superkompjutrave në Laboratorin Kombëtar të Shkencave Kompjuterike, Argonne. Drejtori i këtij laboratori, Eric Isaacs thotë se MIRA ka aftësi shumë të ralla.

“Një makinieri si kjo na mundëson zgjidhjen e problemeve komplekse, të problemeve që kanë shumë pjesë lëvizëse. Si për shembull motori i një avioni, konvertimi i enegjisë diellore në energji elektrike apo nënstacionet e tensionit të lartë.”

Superkompjutri MIRA u parashikua të ishte i treti më i shpejti në planet me 10 petaflops që do të thotë qindra miliarda llogaritje në sekondë.

Por jo aq i shpejtë sa të kryesojë.

Në kohën që senatori amerikan Dick Durbin mbërriti për ceremoninë e prerjes së shiritit për arritjes teknologjike, MIRA ra në vendin e pestë në rradhitjen globale të kompjutrave më të shpejtë.

“Kina ka kompjutrin më të shpejtë, thotë drejtori i këtij laboratori, Eric Isaacs
Ky kompjuter i njohur me emrin The Milky Way 2 në Guangzhou është rreth tre herë më i shpejtë se MIRA.


“Është kërcënim i vërtetë. Po shohim Kinën që shpesh bëhet e para duke qënë më e shpejtë apo patur makinerinë më të shpejtë në botë.” thotë zoti Eric Isaacs

Prirja e shqetëson zotin Durbin, i cili dëshiron që Shtetet e Bashkuara të jenë konkuruese në garën për superkomjutrat.

“Ka konkurencë në botë jo vetëm për vendet e punës por për kërkime bazë që mund të aplikohen në sektorin privat apo publik, dhe fusha e superkompjutrave është ajo ku shumë beteja do të zhvillohen.”


Senatori thotë se po ashtu ka beteja që duhen zhvilluar në Kongresin amerikan ku fondet për superkompjutrat kanë ngecur në politikat për uljen e defiçitit dhe shkurtimet buxhetore.

“E dinë koston por nuk dinë vlerën. Duhet t’u mësojmë ligjvënësve se gara për superkompjutrat është çelësi i konkurencës amerikane dhe shumë arritjeve nga të cilat do të përfitojë mbarë bota.”

Megjithëse MIRA nuk është kompjuteri më i shpejtë, ka veçorinë e të qënit efikas në energji. Ftohja e procesorve kryhet përmes ujit të ftohtë që rrjedh nëpër tubacione bakri në vend të ventilatorëve, duke reduktuar kështu edhe zhurmën.






XS
SM
MD
LG