Lidhje

Var veten personi që rrembeu tre gra


Një mjek ligjor në shtetin e Ohios tha se personi që rrëmbeu dhe mbajti peng në shtëpinë e tij tre gra për më tepër se një dekadë, 53-vjeçari Ariel Castro kishte kryer vetvrasje në qelinë e tij në burg.

Ai kishte përdorur çarçafin për t’u vetëvarur. Ariel Castro u arrestua në muajin maj, pasi njëra nga gratë që ai kishte marrë peng mundi të largohet me vrap nga shtëpia e tij në Cleveland, për tek shtëpia e fqinjit. Autoritetet thonë se Ariel Castro i rrëmbeu gratë mes viteve 2002 dhe 2004 dhe i përdhunoi ato rregullsiht gjatë periudhës që i mbajti peng. Njëra nga gratë, Amanda Berry, lindi me Castron një vajzë.

Ariel Castro pranoi se ishte fajtor muajin e kaluar. Ndaj tij u ngritën mbi 900 akuza kriminale, përfshirë edhe ajo për marrje peng dhe përdhunim. Mes akuzave po ashtu përfshihej ajo për vrasjen e fëmijës me të cilën ishte shtatzënë një nga gratë, të cilën ai e pati rrahur rëndë. Ariel Castro u dënua me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e rishikimit të vendimit.
.
XS
SM
MD
LG