Lidhje

Ariel Sharon varroset në fermën e familjes


Ish-presidenti izraelit Ariel Sharon u varros sot në fermën e familjes së tij, ndërkohë që militantë nga Gaza goditën me dy raketa një rajon pranë fermës.

Varrimi i udhëheqësit 85-vjeçar, i cili vdiq të shtunën pasi qëndroi disa vjet në gjendje kome u krye sot, vetëm 10 kilometra larg Rripit të Gazës. Qindra persona shkruan për të parë ceremoninë e varrimit, edhe pse atje kishte masa të rrepta sigurie.

Zyrtarë izraelitë të sigurisë thanë se kishin marrë hak për të dy raketat e hedhura sot nga Gaza, me dy sulme ajrore në pjesët jugore dhe qëndrore të territorit palestinez. Nuk pati njoftime lidhur me dëmet që u shkaktuan nga sulmet.

Po sot, më herët, gjatë funeral shtetëror, presidenti i Izraelit Shimon Peres tha se ish kryeministri Ariel Sharon nuk pushoi kurrë së punuari për popullin e tij, ndërsa Izraeli nderon udhëheqësin e ndjerë, i cili vdiq të shtunën, në moshën 85-vjeçare.

Zoti Peres tha gjatë ceremonisë shtetërore që u zhvillua sot, se zoti Sharon i shtoi një kapitul të paharruar historisë së Izraelit.

Kryeministri i tanishëm izarelit, Benjamin Netanyahu tha se ai nuk kishte qenë gjithnjë dakord me zotin Sharon, por ai theksoi përkushtimin e paraardhësit të tij për sigurinë e Izraelit.

Nënpresidenti Joe Biden, i cili mori pjesë në funeral, vlerësoi rolin e zotit Sharon si një nga themeluesit e Izraelit, parimi udhëheqës i të cilit ishte mbijtesa e shtetit dhe popullit hebraik.

Ndërsa ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili ka qenë edhe i dërguar për paqen në Lindjen e Mesme, e cilësoi zotin Sharon si një njeri të paepur dhe me qëndrime jo-orthodokse, një gjigand të Izraelit..
XS
SM
MD
LG