Lidhje

Arizona: Zjarrfikësit filllojnë ta vënë nën kontroll zjarrin


.

.

Në shtetin e Arizonës, zyrtarët thonë se kanë filluar të vënë nën kontroll zjarrin që ra në Yernell Hill dhe që shkaktoi vdekjen e 19 zjarrfikësve të dielën.

Zjarrfikësit arritën të përparonin në shuarjen e zjarrit, kur erërat e fuqishme u zbutën. Rreth 550 zjarrfikës, të ndihmuar edhe nga avionë-çisternë dhe helikopterë janë duke vazhduar luftën e tyre me flakët, që përpinë dhe kanë djegur deri tani më tepër se 4 mijë hektarë toke, duke detyruar evakuimin e qindra banorëve.

Të dielën, erërat e fuqishme papritur shkaktuan flakë të mëdha, që i morën jetën 19 zjarrfikësve, duke u bërë incidenti më vdekjeprurës në një ditë të vetme për zjarrfikësit, që nga 11 shtatori i vitit 2001.
XS
SM
MD
LG