Lidhje

Gjykata e lartë amerikane dëgjon argumentet për ligjin e imigracionit të Arizonës


Gjykata e lartë amerikane dëgjon argumentet për ligjin e imigracionit të Arizonës
Gjykata e lartë amerikane dëgjon argumentet për ligjin e imigracionit të Arizonës

Sot gjykata e lartë amerikane po dëgjon argumentet për rastin e një ligji në shtetin jugperëndimor të Arizonës që ndëshkon punëdhënësit të cilët punësojnë imigrantë të paligjshëm.

Sipas ligjit të vitit 2007, Arizona mund të pezullojë liçencën e një kompanie nëse zbulohet se punëson imigrantë të paligjshëm. Pas dy shkeljeve të ligjit, ky shtet i heq të drejtën firmës për të zhvilluar aktivitete biznesi në shtetin në fjalë.

Dhoma Amerikane e Tregëtisë ka sfiduar këtë ligj, duke thënë se ai bie ndesh me ligjin federal të imigracionit të miratuar nga kongresi në vitin 1986. Dhoma Amerikane e Tregëtisë thotë se Arizona e ka interpretuar në vija të përgjithshme pjesën e ligjit që i lejon shtetet të marrin liçencën, dhe ka krijuar një sistem sipas të cilit autoritetet shtetërore zbatojnë verzionin më të ashpër të ligjit të imigracionit.

Arizona i ka mbrojtur masat e saj të ligjit të imigracionit duke thënë se ato janë të nevojshme për luftimin e krimit për të cilin fajësohen imigrantët e paligjshëm, mbrojtjen e kufijve të saj, dhe përgjigjen ndaj fluksit të njerëzve që kalojnë kufirin nga Meksika në mënyrë të paligjshëm.

XS
SM
MD
LG