Lidhje

Arizona, mjekët i heqin kongresistes Gifords tubin e frymëmarrjes

  • Zëri Amerikës

Arizona, mjekët i heqin kongresistes Gifords tubin e frymëmarrjes

Arizona, mjekët i heqin kongresistes Gifords tubin e frymëmarrjes

Mjekët i kanë hequr kongresistes Gabrielë Gifords tubin e frymëmarrjes, një javë pasi ajo u godit me armë zjarri në një takim me zgjedhësit.

Në në deklaratë të spitalit, zyrtarët thanë se mjekët bënë një ndërhyrje kirurgjike për t’i hequr tubin e frymëmarrjen të vendosur thellë në grykë, duke i vënë një tjetër në hundë.

Gifords ka arritur të marrë frymë pa ndihmë, por tubat i janë vënë për të shmangur mbushjen me ujë të mushkërisë. Mjekët thanë se heqja e tubit të frymëmarrjes u jep mundësi atyre të vlerësojnë aftësinë e saj të të folurit, pas dëmit të shkaktuar në tru nga goditja me armë.

Kanë kaluar tetë ditë që kur ajo u qëlluan gjatë një mitingu në Tuson të Arizonës. 6 njerëz u vranë dhe mbi dhjetë të tjerë u plagosën në incidentin e 8 janarit.

XS
SM
MD
LG