Lidhje

Arizona, policia gjen eksplozivin që kishte humbur

  • Zëri Amerikës

Arizona, policia gjen eksplozivin që kishte humbur

Arizona, policia gjen eksplozivin që kishte humbur

Policia në shtetin e Arizonës thotë se një sasi lëndësh shpërthyese që kishin humbur prej disa ditësh nga aeroporti ndërkombëtar i Feniksit, u gjetën dje përgjatë një rruge, rreth 12 kilometra nga aeroporti. Lëndët shspërthyese përdoreshin nga policia për të stërvitur qen të specializuar për zbulim eksplozivësh. Ato ndodheshin në një kuti të vogël, të ngjashme me ato që mbahen pije freskuese me akull. Një zëdhënës i policisë në Feniks tha se lëndët ishin të të njejtit tip që përdoreshin në industrinë minerare dhe nuk kishte rrezik të shpërthenin aksidentalisht. Që ky tip eksplozivi të shpërthejë ai kërkon një lloj ekspertize dhe zhdukja e tyre nga aeroporti sipas autoriteteve nuk përbën shkelje të sigurisë së aeroportit.

XS
SM
MD
LG