Lidhje

Tiranë: Atlantistët festojnë 4 korrikun


Shoqata Shqiptare e Atlantikut dhe Shoqata antikomuniste e të Përndjekurve Politikë nderuan sot përvjetorin e 238 të pavarësisë së SHBA dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian pas marrjes së statusit kandidat. Në tubim morën pjesë diplomatë, studiues, qytetarë dhe ish të përndjekur politikë të regjimit komunist.

4 korriku në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:14 0:00

Pjesëmarrësit dhe drejtuesit e këtyre organizatave theksuan se ëndrra amerikane, 4 korriku dhe deklarata e pavarësisë së SHBA-së kanë qenë për shqiptarët vlera themelore, që i kanë orientuar drejt lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor e demokratik.

Kryetari i Shoqataës Shqiptare së Atlantikut, ish-ministri i jashtëm Arjan Starova, tha se “idealet amerikane i kapërcyen kufijtë e SHBA-ve dhe ndihmuan kombet në të gjithë botën për të ndërtuar demokracinë dhe për të kërkuar liritë njerëzore”.

Ish- të përndjekurit politikë të diktaturës e kanë patur besimin tek demokracia amerikane më shumë se kushdo tjetër gjatë regjimit komunist. Për këto ideale, shumë prej tyre u vranë, u burgosën dhe u përndoqën për gjysmë shekulli.

Kryetari i shoqatës së të përndjekurve politikë Simon Miraka tha në tubim se “nderimi për 4 korrikun e SHBA-ve dhe për demokracinë amerikane është njëkohësisht një shenjë respekti për vuajtjet në burgje dhe internime të mijëra shqiptarëve liridashës, që ëndërruan ndërtimin e demokracisë edhe në atdheun e tyre”.

Veprimtari të ndryshme nga shoqata, organizata dhe institucione po organizohen në Shqipëri me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, ku jetojnë prej afro një shekulli mijëra shqiptarë të disa brezave deri sot. Marrëdhëniet mes të dy vendeve vlerësohen si më të mirat në fushën diplomatike, politike, dhe po punohet që të zgjerohen sa më shumë edhe në fushën ekonomike.

XS
SM
MD
LG