Lidhje

Arkitekti i biznesit të gjelbërt

  • Isabela Çoçoli

Arkitekti i biznesit të gjelbërt

Arkitekti i biznesit të gjelbërt

Një pjesë e historisë së Milluokit e ka burimin në kopshtin e shtëpisë së një arkitekti vendas, i cili bën një biznes “të gjelbër”, duke shpëtuar ndërtesat dhe objektet e pazakonta nga projektet e shkatërrimit në shtetin Uiskonsin. Arkitekti është gjithnjë në kërkim të drurit, tullave, gurrëve, si dhe coprave interesante të materialit të përdorur që ka një histori interesante ose të veçantë. Për punën e këtij arkitekti, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi në rubrikën tonë të përjavëshme “Prirjet e Gjelbra”.

Shtëpia e Pitër Godfrit dhe obori i tij me materiale të përdorura ndërtimi janë pika me interes për shumë arkitektë dhe dekorues interiori në Milluoki. Ata e dinë se atje mund të gjejnë materiale nga më të çuditëshmit. Edhe materialet e rrugëve të riparuara përfundojnë në kopështin e tij dhe në ndërtesat e fabrikave që ai ka restauruar.

Në këto materiale të përdorura, madje edhe të hedhura, me vizionin e tij, Pitër shikon vlerë atje ku të tjerët shikojnë thjesht hedhurina dhe plehra.

Ndërtesa ku Pitër Godfri jeton dhe punon, për shembull, ishte e shkatërruar deri kur ai e ringriti dhe i dha vlerë.

“Nëse është në gjendje të mirë unë nuk e dua, unë kërkoj ato që janë të shkatërrura e që nuk kanë vlerë, atëhere unë vë në punë krijimtarinë dhe talentin tim për t’i shndëruar në diçka tjetër tërheqëse”.

Për më shumë se dy dekada, Pitër ka mbleshur materiale ndërtesash të vjetra e të shkatërruara por me vjerë historike dhe i magazinon ato në dy depot e tij. Kjo është me leverdi si për uljen e kostos së rëzimit të ndërtesave ashtu edhe për koston e ndërtimit të objekteve të reja me material të vjetër.

Për Pitër Godfrin historia është tepër interesante.

“Unë jam rritur në një shtëpi që u transportua nga shteti Nju Hampshër në Milluoki. Shtëpia ishte rreth 300 vjeçare dhe pre prindërit e mi e blenë dhe çmontuan seksion pas seksioni dhe e sollën në Milluoki. Prandaj unë i vlerësoj shumë ndërtesat e vjetra dhe materialet e tyre. Kjo lidhet me vitet e mia të rinisë”.

Pitër ka studjuar për ruajtjen e ndërtesave historikenë Universitetin e Uiskonsinit dhe arkitekturë në Universitetin e Minesotës.

Duke qënë edhe një marangoz i mirë, Pitër ka mësuar edhe për restaurimin e tempujve në Kinë, përveç elementeve të tjera të rindërtimit. Kombinimi i degëve të ndryshme të studimit i ka dhënë Pitër Godfrit mjetet dhe ekspertizën për të blerë ndërtesat e shkatërruara të Uiskonsinit dhe shteteve fqinje për t’i rindërtuar ato. Ai është angazhuar në më shumë se 3000 projekte ndërtimi, të mëdha dhe të vogla.

Materialet e mbledhura nga ndërtesat e shembura në kopështin e shtëpisë së tij, presin të shkëlqejnë përsëri në shtëpinë apo zyrën e re të dikujt tjetër, duke i transmetuar asaj vlerat historike që mbartin këto lëndë të vjetra ndërtimi.

XS
SM
MD
LG