Lidhje

Armët siriane, Rama: Konsultime dhe me publikun


Kryeministri: Nuk jemi ende në fazën kur duhet të merret një vendim. Protestë e aktivistëve të shoqërisë civile pranë ambasadës amerikane në Tiranë.

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha sot se për cështjen e armëve kimike të Sirisë qeveria nuk është në kushtet kur I duhet të marrë një vendim, dhe se nëse do t’ë duhet të vendosë ajo do të konsultohet me publikun dhe me parlamentin. Mundësia e shkatërrimit të këtyre armëve në territorin shqiptar ka nxitur manifestime të shumta të shoqërisë civile. Protesta e ambiantalistëve dhe aktivitësve të shoqërisë civile u ndal sot edhe pranë ambasadës amerikane në Tiranë, duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë kontaktuar me qeverinë shqiptare për këtë cështje.

Rama mbi armët kimike
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:28 0:00

Kryeministri Edi Rama dha një shpjegim të gjatë sot lidhur me mundësinë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në territorin e Shqipërisë. Ndërsa deklaroi se për këtë problem po thuhen shumë të pavërteta, ai shpjegoi se qeveria vetëm sa është kontaktuar nga Shtete e Bashkuara sikundër edhe vende të tjera aleate të Natos. “Nuk jemi në kushtet kur na duhet të marrim një vendim. Në momentin që do të na duhet të marrim një vendim, sigurisht, këtë do ta ndajmë me publikun dhe pa asnjë dyshim me parlamentin”, shpjegoi kryeministri.

Ai tha se në një rast të tillë, kërkesa për vendim do të mbështetet në një tërësi argumentash që sic theksoi, "do i duhen cdo shqiptari jo për të mos patur frikë por për të qenë krenar e vetdijshëm për drejtësin e një vendimi të tillë". Ai megjithatë theksoi se nuk duhet harruar se Shqipëria është vend i Natos ndërsa i mëshoi
marrëdhënieve të vecanta me Shtetet e Bashkuara: “Unë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe jam plotësisht në krye të detyrës, për të përfaqësuar me dinjitetin më të plotë në këtë përpjekje dhe në këtë diskutim me SHBA dhe me gjithë të tjerët, interesin kombëtar të Shqipërisë, që është i pandashëm me çështjet e sigurisë nga interesi kombëtar i SHBA, por edhe interesin e çdo familje shqiptare”.

Edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta kujtoi sot se Shqipëria është një vend që ka përfituar jo pak nga paqja dhe siguria, për të cilën kanë kontribuuar dhe aleatët e se nga ana tjetër “ka treguar se është një vend që dëshiron të kontribuoj për paqen dhe sigurinë. Por duke u mbështetur gjithmonë në ato mundësi që vendi ka dhe që lejojnë marrjen e përgjegjësive”, tha zoti Meta duke garantuar se cdo vendim do të merret në mënyrë transparente.

Mundësia e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar ka nxiur protesta të njëpasnjëshme. Ambientalistë dhe aktivistë të shqoërisë civile u mblodhën sot pranë ambasadës së shteteve të Bashkuara në Tiranë, duke kërkuar që qeveria të refuzojë propozimet e Uashingtonit.

Nga ana e tij ambasadori amerikan në Shqipëri, nga qytetati i Kukësit ku ndodhej për vizitë, përsëriti gjithashtu se nuk ka një vendim për këtë cështje. Ai nënvizoi si “tejet të rëndësishme për t'u mbajtur mend se Shtetet e Bashkuara janë mik i Shqiperise dhe popullit shqiptar, kështu që mirëqenia e popullit shqiptar është në konsideratat më të larta të Shteteve të Bashkuara dhe kjo përfshin edhe dinjitetin e njerëzve dhe të vendit dhe për këteë arsye janë miqtë", u shpreh Arvizu.
XS
SM
MD
LG