Lidhje

Protesta në Armeni


Kryeministri i Armenisë nuk e pranoi kërkesën e demonstruesve për të anuluar një rritje të çmimeve të energjisë elektrike.

Këto janë trazirat më të mëdha prej vitesh në këtë vend ish-sovjetik.

Kryeministri Hovik Abrahamyan tha sot se protestuesit kanë shkelur kushtetutën dhe nuk do të arrijnë ta thyejnë vullnetin e qeverisë. Ai tha se qeveria mund të ofrojë kompensime për të varfërit për të zbutur rritjen e çmimeve.

Mijëra protestues vazhdojnë për të katërtën ditë me radhë të bllokojnë rrugën kryesore të kryeqytetit Yerevan, me kërkesën që presidenti i vendit Serzh Sargsyan të anulojë rritjen e çmimit.

Rritja prej 17 për qind e çmimit është miratuar pas një kërkese nga enti energjitik i vendit, i cili kontrollohet nga gjigandi rus i energjisë elektrike, RAO-UES.

XS
SM
MD
LG