Lidhje

Armët ilegale në qytetin e Nju Jorkut

  • Peter Fedynsky

Shumica e armëve që përsoren për të kryer krime në qytetin e Nju Jorkut janë armë ilegale, të sjella nga shtete të tjera. Gjatë muajve të fundit, armë të tilla janë përdorur për të qëlluar kundër 8 policëve, njërin prej tyre për vdekje. Më së fundi, 4 policë u plagosën ndërsa përpiqeshin të shpëtonin një grua të marrë peng bashkë me foshenjen e saj 4 muajshe. Siç thuhet në materialin në vazhdim, zyrtarët e Nju Jorkut po kërkojnë ndihmën e qeverisë federale për të ndalur shitjet në internet të armëve të paligjshme.

Nderohet kështu një oficer policie i Nju Jorkut, njëri prej 8 policëve të qëlluar me armë ilegale gjatë 4 muajve të fundit. Ky reagim i publikut ishte për një polic, i cili u vra kur iu përgjigj një vjedhjeje dhjetorin e kaluar. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg i akuzon autoritetet federale se nuk zbatojnë ligjet ekzistuese, të cilat parandalojnë shitjen e armëve të miturve, individëve me probleme psikiatrike dhe me probleme drogash si dhe kriminelëve.

“Është turp që qeveria federale ka lënë disa të meta në ligje, duke e bërë të vështirë zbatimin e tyre, ndërkohë që qeveria nuk financon zbatimin e ligjeve”.

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman thotë se gati 90 për qind e armëve të zjarrit, që përdoren për të kryer krime në Nju Jork vijnë nga shtete të tjera dhe shumica janë ilegale. Disa prej këtyre armëve janë të disponueshme në internet. Vitin e kaluar, hetues të maskuar kryen një kontroll sekret të 10 siteve në internet në 14 shtete, ku armët mund të blehen pa kontrolle për të kaluarën e blerësve.

Shumë mbështetës të armëve thonë se armatosja e qytetarëve parandalon krijimin e një qeverie tiranike, për të cilën ata thonë se është më keq se sa qëllimi me armë i njerzve të pafajshëm. Larry Pratt është drejtori ekzekutiv i organizatës Pronarët e Armëve të Amerikës.

“Zhvillimet negative si pasojë e armëve në duart e qytetarëve privatë as që nuk mund të krahasohet me atë që mund të ndodhë kur qeveria i ka armë monopol”.

Kryebashkiaku Bloomberg e cilëson argumentin e zotit Pratt si “budallallëk”, duke vënë në dukje se mesatarisht, 34 veta vriten me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara nga armë ilegale çdo ditë. Kryebashkiaku shton se me që organizatat pro armëve thonë se qeveria nuk duhet të miratojë ligje të reja, por të zbatojë ligjet ekzistuese, ai u bën sfidë këtyre grupeve që të bashkohen në përpjekjet për të zbatuar ligjet ekzistuese.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG