Lidhje

OSBE ndihmon Shqipërinë të largojë kimikatet e pakontrolluara


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë po mbyll projektin e tretë në ndihmë të Shqipërisë për të mbledhur dhe asgjësuar lëndët kimike jo-ushtarake. Rreth 100 ton kimikate u ripaketuan sipas standarteve ndërkombëtare, dhe pritet të dërgohen për t'u shkatërruar në vende të tjera, nën kujdesin e OSBE-së. Shqipëria është deklaruar një zonë e lirë nga lëndët kimike luftarake, por trashëgon nga industritë e mëparshme mbi 30 zona të ndotura me kimikate jashtë kontrollit.

Draft Entry
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:31 0:00

Sipas drejtuesit të projektit, kolonel Lulzim Xhafa, bëhet fjalë për kimikate, që ushtria i ka patur prej vitesh, të cilat nuk janë janë të tipit agjentë luftarakë. Ai thotë se lëndët kimike luftarake Shqipëria i ka asgjësuar të gjitha në vitin 2007 në po këtë repart të qaf mollës dhe qysh atëherë shqipëria është deklaruar e lirë nga agjentët luftarakë. Këto kimikate ishin depozituar pranë zonave të banuara dhe rrezikon jetën e banorëve dhe mjedisin sepse paketimi i tyre i vjetër ishte i shkatërruar.

Projektin për sigurimin e këtyre kimikateve e financuan Çekia dhe Turqia, ndërsa për shkatërrimin e kësaj sasie tejet të madhe kimikatesh, OSBE bën të ditur se po kërkon një financim shtesë prej 250 mijë euro që këto kimikate tashmë të sigurta të transportohen në impiante asgjësimi jashtë Shqipërisë. OSBE ka marë përsipër transportin jashtë shqipërisë dhe shkatërrimin e plotë sipas standarteve ndërkombëtare; prandaj për fazën e dytë të projektit po vjen në Tiranë një ekip ekspertësh nga Austria.

Ky është projekti i tretë i përbashkët i OSBE-së me ushtrinë shqiptare. Projekti i parë në vitin 2008 asgjësoi 60 tonë karburante toksike raketash, ndëra projekti i dytë në vitin 2010 shkatërroi 120 tonë dikoretan. Dhe tani në nëntor 2013 sapo u mbyll faza e parë e projektit të tretë. Për palën shqiptare ka kushtuar vetëm 2 mijë dollarë ushqime për ushtarët dhe 5 mijë litra naftë për automjete, ndërsa gjithë pjesën tjetër e ka mbuluar OSBE.

Shqipëria është deklaruar nga viti 2007 një zonë e lirë nga lëndët kimike luftarake, por trashëgon nga industritë e mëparshme mbi 30 zona të ndotura me kimikate jashtë kontrollit. Ekspertët pohojnë se gjithë kimitatet që gjenden pranë qendrave të banuara dhe të braktisura në ish-uzina, janë të rrezikshme, qofshin lëndë civile apo ushtarake. Specialistët ushtarakë pohojnë që në të gjithë vendin janë të paktën 3 uzina e fabrika që kanë depo kimike të braktisura, për të cilat nuk kujdeset askush, ose nuk i ka askush zyrtarisht në inventar.

XS
SM
MD
LG