Lidhje

Armët kimike të Sirisë

  • Andre Nesnera

Anije daneze me armë siriane

Anije daneze me armë siriane

Siria ka shkatërruar shumicën e arsenalit të saj të armëve kimike, siç kërkohet nga një marrëveshje ndërkombëtare. Në këtë kronikë nga Uashingtoni, korrespondenti i Zërit të Amerikës Andre de Nesnera analizon procesin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike - OPCW – thotë se Siria ka hequr nga territori saj ose ka shkatërruar në vend më shumë se 92 përqind të arsenalit të armëve kimike.

Greg Thielmann, ekspert me Shoqatën për Kontrollin e Armëve thotë se arsenali i armëve kimike të Sirisë ishte i konsiderueshëm.

“Arsenali i përgjithshëm është gati 1,300 tonë, që e bën një nga arsenalet më të mëdha të armëve kimike në botë. Koreja e Veriut do të ishte konkurrentja tjetër. Megjithatë duhet të kujtojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kishin arsenale të tilla të armëve kimike që edhe pas shumë vitesh pune për t’i shkatërruar, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ende kanë shumë armë kimike për të shkatërruar. Por asnjë nga këto arsenale nuk janë operacionale në ndonjë formë. ”

Arsenali i Sirisë përfshin gazin mustard, gazin sarinë, një armë kimike më moderne se mustardi dhe madje edhe gaz VX – kimikati më toksik nga të gjithë.

Shtatorin e kaluar, Siria ra dakort të shkatërrojë armët e saj kimike pas presionit nga Rusia dhe kërcënimit për veprime ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Siria ra dakort t’i shkatërronte armët deri në 30 qershor.

Joe Cirincione është president i fondacionit të sigurisë globale, Ploughshares Fund.

“Pjesa e parë e procesit të shkatërrimit kaloi pa probleme. Kimikatet u konsoliduan në gati 12 qendra dhe u siguruan. Duhet të mos harrojmë faktin se atje po zhvillohet një luftë civile. Pra ekziston gjithmonë shqetësimi se diçka mund të ndodhë me këto armë kimike. Shkatërrimi filloi në tetor të vitit të kaluar 2013 me shkatërrimin e lëndëve të para që përdoren për prodhimin e armëve kimike. ”

Lëndët e para janë kimikate që mund të përzihen së bashku për të krijuar agjentin kimik.

Zoti Thielmann thotë se shumica e agjentëve që duhen shkatërruar janë në kontenierë të mëdhenj dhe më pas çohen në një port në Siri dhe ngarkohen në anije traansporti.

“Një anije amerikane kryen shkatërrimin e tyre. Anije nga vende të tjera transportojnë agjentët kimikë nga porti sirian në anijen amerikane, e cila është ankoruar në brigjet e Italisë. Në process marrin pjesë edhe shumë vende të tjera që jo vetëm transportojnë agjentë kimikë nga Siria, por ofrojnë edhe ndihmë me anijeve luftarake për sigurimin e ngarkesës, deri sa ajo të mbërrijë në anijen amerikane.”

Ekspertët thonë se ndërsa më shumë se 90 përqind e armëve kimike të Sirisë janë shkatërruar ose larguar nga vendi, ka shenja që Damasku po heziton për të hequr dorë nga 8 përqindëshi i fundit.

Zoti Cirincione thotë se Siri aka përmendur edhe shqetësimet rreth sigurisë në rrugët nga vendi ku ruhet arsenali kimik deri në port.

“Ne po ashtu dyshojmë se kjo është e lidhur me kërkesat e Sirisë për të ruajtur rrjetin e tuneleve dhe ndërtesave që përdoreshin për mbajtjen e armëve kimike. Në bazë të marrëveshjes, këto tunele dhe objekte duhet të shkatërrohen. Siria dëshiron t’i ruajë ato për t’i përdorur për qëllime të tjera. Kjo mosmarrëveshje ende nuk është zgjidhur”.

Një mosmarrëveshje tjetër ka të bëjë me njoftimet se qeveria siriane mund të ketë përdorur gazin klorinë gjatë muajve të kaluar kundër civiklëve dhe forcave kryengritëse në pjesë të ndryshme të vendit. Damasku e mohon këtë akuzë.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po kryen hetime.
XS
SM
MD
LG